Futboll Seria A Sport

NGRITJA NIS NGA RRJETET SOCIALE/ CR7, Bonucci, De Ligt dhe Dybala: Së bashku, mundemi! (FOTO)

Juve përpiqet të ngrihet pas humbjes së mbrëmshme në fushën e Lyon-it. Bardhezinjtë mundohen ta bëjnë këtë edhe nga rrjetet sociale, ku shumë lojtarë, mes mbrëmjes së djeshme dhe mëngjesit të sotëm, po postojnë mesazhe shumë të qarta. “Nuk është rezultati që kemi dashur, por grupi është aty, i bashkuar. Me një paraqitje të mirë në Torino mund të kualifikohemi”. Kjo është një përmbledhje e mesazheve që bardhezinjtë po dërgojnë për ndjekësit e tyre dhe tifozët. Qëllimi? Të hidhet poshtë sa më shpejt zhgënjimi në tokën franceze.

LEO, DYBALA DHE CR7 – Leonardo Bonucci përdori disa fjalë, por shumë të qarta, për t’i karikuar të tijtë si kapiten. Ai shkroi në Instagram, mbrëmjen e djeshme: “Të gjithë së bashku mundeni”.

Pastaj bëri “jehonë” Dybala: “Ringrihemi së bashku. Luftë deri në fund për ta përmbysur rezultatin”.

Dhe natyrisht, nuk i mungoi apelit virtual Cristiano Ronaldo. “Nuk ishte rezultati që kemi dashur, por ndeshjet në Ligën e Kampionëve janë gjithmonë të vështira. Kemi edhe 90 minuta për të reaguar në Torino. Kemi besimin për të ecur përpara”. Të gjitha fjalët e mesazhit, natyrisht, shoqërohen nga hashtagu “#finoallafine dhe #forzajuve”.

FAKTORI “STADIUM” – Bardhezinjtë do të jenë në gjendje të llogarisin mbështetjen e tifozëve, në stadiumin e tyre, gjatë ndeshjes së kthimit të 1/8 finale të Champions-it. “Në shtëpinë tonë, me tifozët tanë, gjithçka është e mundur”, – shkroi Juan Cuadrado.

“Ne duhet të mbetemi të bashkuar në funksion të javëve të rëndësishme që vijnë”, – nënvizon Matthijs De Ligt. – Ishte një lojë e vështirë për ne, sot”.

Related posts

MERCEDES SE LËSHON KAMPIONIN E BOTËS/ Plan për një kontratë të përjetshme me Hamilton

Isa.Autor

Donnarumma ende vajton për humbjen me Juventusin, ja çfarë thotë…

Sadik.Autor

TRADHËTOI BASHKËSHORTEN SHTATZËNË/ Militao në qendër të skandalit

F.autor

Leave a Comment