Futboll Premier League Sport

“JAM PA FJALË”/ Fluturoi nga SHBA për Arsenal-Wolves, Xhaka dhuratë speciale çiftit për përvjetor (FOTO)

Siparin e javës së 20-të të Premier Ligës duhet ta ngrinte sot ndeshja Arsenal-Uolverhempton, i fundit takim i shtyrë prej situatës me Koronavirusin. Në “Emirates” do të ishin edhe dy tifozë specialë të “Topçinjve”, që fluturuan posaçërisht nga SHBA-ja për të parë heronjtë e tyre në fushë.

Lajmërimi i shtyrjes së ndeshjes mbrëmjen e së dielës erdhi shumë vonë për Xhek Robinsonin dhe gruan e tij Hedhër, ndërsa ata ishin ngjitur në bordin e avionit për të fluturuar drejt Londrës ku kishin planifikuar për të festuar 10- vjetorin e martesës së tyre.

Robinson dhe Hedhër po bëheshin gati për të fluturuar nga aeroporti i Misurit, një udhëtim që e kishin planifikuar që 6 muaj më parë kur mësuan lajmin që i tronditi.

“Kjo është shumë e dhimbshme. E kisha planifikuar dhe rezervuar këtë udhëtim prej 6 muajsh. Në fillim u anulua turi veror dhe tani kjo ndeshje. Jam pa fjalë. Është përvjetori i 10-të i martesës dhe doja t’i tregoja gruas diçka speciale që ta mbajë mend përgjithmonë”, shkruante në “Twitter” Robinson. Dhe “Cicërima” e tij që u shpërnda me shpejtësi dhe bëri xhiron e botës, mbërriti edhe në veshët e Granit Xhakës.

Ai i shkroi direkt tifozit të “Topçinjve”, duke i bërë një dhuratë të paharrueshme në ditën e parë të vitit, kur Arsenali do të luajë me kampionët e Mançester Sitit:

“Përshëndetje Xhek. Sapo u ktheva në shtëpi nga ndeshja (kundër Noruiçit) dhe pashë postimet e tua që po fluturoje bashkë me gruan nga SHBA-ja për të ndjekur ndeshjen tonë kundër Uolvesit. Pashë që ishe i trishtuar për shtyrjen e ndeshjes, duke qenë se kishe pritur për një kohë të gjatë për të fluturuar dhe na parë.”

“Nëse do të jesh ende në Londër më 1 janar, do të kisha dëshirë të të kisha si të ftuarin tim për të ndjekur ndeshjen e Arsenalit kundër Mançester Sitit dhe të të falënderoja për dedikimin ndaj Arsenalit. A do të ishte në rregull për ty? Graniti!”, i shkroi ish-kapiteni i Arsenalit.

Xhek u lumturua tej mase nga kjo ftesë e papritur dhe falënderoi Xhakën dhe tifozët e tjerë të Arsenalit për mbështetjen e tyre.

Related posts

Nga Girona te Sevilla, Machin trajneri i ri i andaluzianëve

Sadik.Autor

SEZON KATASTROFIK/ Klubi i njohur europian bie zyrtarisht nga kategoria pas… 30 vitesh

Delo.autor

“ÇMENDURI” NË KATAR/ Stadiumi “Al Janoub” duket i mbushur dhe është vërtetë falë… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment