Futboll Seria A Sport

Juventusi josh kroatin e Real Madridit, nis kontaktet me agjentin e mesfushorit

Duke marrë parasysh dëshirën për të forcuar mesfushën për sezonin e ardhshëm, Juventusi vazhdon të monitorojë disa profile, që mund të përparojnë rast pas rasti në bisedime. Në orët e fundit, mediat italiane kanë zbuluar edhe një emër shumë të habitshëm.

Sipas raporteve nga “La Gazzetta dello Sport”, “Zonja e Vjetër” i ka ngulur sytë mbi Mateo Kovacic, kampioni i freskët i Europës, që sapo fitoi Champions-in e tretë radhazi me fanellën e Real Madridit, edhe pse është një rezervë luksoze në “Bernabeu”.

Për mesfushorin kroat pati shprehur vlerësim të madh vetë Masimilliano Allegri tri vite më parë (ai do të ketë një të ardhme të madhe përpara), por në fund ndërhyri Real Madridi, që derdhi në arkën e Interit 30 milionë euro dhe marrë në kryeqytetin spanjoll. Por tani do të duhet të paktën edhe 20 milionë euro, për ta hkëputur nga “Los Blancos”.

Menaxhmenti i Juventusit ka kontaktuar tashmë me agjentin e Kovacic për të mësuar vullnetin e lojtarit. Trajneri Allegri e ka qarkuar me të kuqe emrin e tij, si një përforcim ideal, së bashku me Bonaventure dhe Pellegrini në merkaton e kësaj vere.

Kapitulli “Emre” mund të thuhet se është drejt përmbylljes. Mesfushori i Liverpool pritet të mbërrijë në Torino në mes të javës së ardhshme për ritualin mjekësor dhe nënshkrimin e kontratës.

Related posts

“20-VJEÇ DHE MENDON VETËM PËR…”/ “Gazzeta Dello Sport” speciale për Marash Kumbullën: Një luftëtar që nuk dorëzohet kurrë

Delo.autor

MOMENTE TENSIONI/ Tifozët e Vllaznisë sulmojnë ultrasit e Teutës pas ndeshjes. Ndërhyn policia (VIDEO)

Delo.autor

NUK I OFROJNË KONTRATË TË RE/ Ramsey mendon largimin nga Arsenali

Isa.Autor

Leave a Comment