Formula 1 Sport

Vettel realist/ Montekarlo pistë e vështirë, vendi i dytë si një fitore

Sebastian Vettel duhet të kënaqet me vendin e dytë në pistën e Montekarlos, duke u renditur pas fituesit Daniel Ricciardo dhe, mbi të gjitha, duke rikuperuar disa pikë të rëndësishme në renditje karshi Lewis Hamilton, që u klasifikua i treti. Piloti gjerman i “kokëkuqes” nuk pati asnjë shans që të parakalojë australianin e Red Bull, ndaj ai e konsideron këtë vend të dytë si një fitore, një rezultat të mirë. “Ishim të shpejtë, por kjo ishte një garë e komplikuar për të gjithë ne që ishim pas Ricciardo”, u shpreh Vettel.

“Para se të ndërroja gomat isha në gjendje të dueloja me Ricciardo, më pas gomat nisën të konsumoheshin shpejt. Edhe pse ai pati një problem me motorin, rikuperoi shpejt. Në fund doja të provoja diçka ndryshe, por edhe vendi i dytë është një rezultat i mirë”, u shpreh Sebastian Vettel. Më i drejtpërdrejtë ishte Kimi Raikkonen, që konfirmon se gara e Montekarlos ishte e mërzitshme. “Nuk ndodhi asgjë, të gjithë ne ndoqëm atë që kishim përpara dhe nuk kishim shanse për të bërë parakalime. Ky ishte maksimumi”, tha Raikkonen.

Related posts

PRESIDENTI I LAÇIT “HAP THESIN”/ Ja premio e “çmendur” për kualifikimin ndaj Anderlehtit…

Delo.autor

Analiza nga Murinjo/ Anglinë e mundi karakteri kroat, duhet të qajë dhe të qeshë

Isa.Autor

Finalja e Kupës së Botës është “made in Spanja”: Plot 11 lojtarë vijnë nga La Liga (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment