Futboll Premier League Seria A Sport

Napoli dhe West Ham në garë për yllin e Milan

Napoli dhe West Ham janë interesuar për të blerë mesfushorin e AC Milan Fabio Borini, këtë raporton calciomercato.com

Milan vetëm këtë muaj ka shfrytëzuar opsionin e huazimit duke e blerë përfundimisht lojtarin për 6 milionë euro por trajneri i ri i Napolit Carlo Ancelotti e ka përfshirë në listën e merkatos së verës që mund të përforcojë napolitanët.

Borini dhe Ancelotti kanë një marrëdhënie të shkëlqyer pas eksperiencës së përbashkët te Chelsea dhe ish-trajneri i Real Madrid beson se bashkëkombësi i tij do të ishte ideal për Napolin.

West Ham gjithashtu është duke monitoruar situatën e italianit, i cili nuk do të largohet kollaj nga Milan.

Kuqezinjtë duhet të blejnë një mesfushor dhe një sulmues të ri gjatë verës por disa lojtarë pritet të largohen për të rregulluar bilancet financiare të klubit.

Related posts

“FUTBOLLIST AMATOR”/ Ish-trajneri i Napolit sulmon Hysajn: Bën gabime elementare, diçka e tillë nuk ndodh…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Klubi i Valencias: 35% e skuadrës me COVID-19, u infektua në…

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Vllaznia-Partizani. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment