Futboll Premier League Sport

Merr kërcënime me vdekje, Karius arratiset nga Liverpool

Portieri i turpëruar i Liverpool, Loris Karius nuk ka qendruar më shumë se disa orë në qytet pasi u kthye me skuadrën e tij nga Kievi. Njeriu më i përfolur i momentit mori menjëherë avionin për t’u arratisur nga Merseyside që të dielën në mbrëmje, siç tregojnë fotot e publikuara në mediat britanike teksa ai përpiqet të kalojë me shpejtësi sigurinë në aeroport.

Deri tani nuk dihet ende se ku ka përfunduar Karius por e sigurt është se ai do të kërkojë të qendrojë sa më larg rrëmujës së madhe që po bëhet rreth tij dhe sidomos asaj që bëri në ndeshjen e të shtunës ndaj Real Madrid, ku dy gafat e tij kontribuan në fitoren e spanjollëve 3-1.

Ndërkohë, policia angleze po heton kërcënimet me vdekje që kanë ardhur në drejtim të gjermanit. “I kemi marrë shumë seriozisht kërcënimet që janë bërë ndaj lojtarit dhe çdo njëra prej tyre do të hetohet”, tha një zëhënës i policisë së Liverpool-it. “Agjentët tanë po i monitorojnë vazhdimisht këto kërcënime dhe duam t’I rikujtojmë përdoruesve të rrjeteve sociale se çdo kërcënim ose sjellje kërcënuese në drejtim të lojtarit do të hetohet”.

Por ndoshta rreziku më i madh për Karius tani është se mund të humbasë vendin në formacion. Edhe pse ishte i preferuari i Jurgen Klopp duke lënë në stol belgun Simon Mignolet, trajneri i Reds-ave me sa duket është vënë në kërkim të një zgjidhje tjetër për portën. Në orët e fundit është përfolur se kandidati i mundshëm është Alisson i Roma-s, të cilit Liverpool i shënoi 7 gola në gjysmëfinalet e Champions League këtë sezon.

Pas mbrëmjes horror, vetë gjermani shkroi në rrjetet sociale: “E di që bëra dy gabime dhe ju zhgënjeva të gjithëve. Nuk është se kam fjetur shumë deri tani. Ato pamje më kalojnë ende në kokë. Më vjen tmerrësisht keq për kolegët, për ju tifozë dhe për të gjithë stafin. Do të doja vetëm të ktheja kohën mbrapsht por nuk ëshë e mundur”.

Related posts

Surprizohen kampionët, Teuta kalon në avantazh në Kukës

Q.Autor

GJYSMËFINALET/ Champions League rikthehet në fund të prillit, mësoni se kur do të luhen dy sfidat

Delo.autor

LËSHON DEKLARATËN E FORTË/ “Shpërthen” presidenti i Napolit: Do ju padis të gjithëve, nuk do e filloj kampionatin

Delo.autor

Leave a Comment