Futboll Seria A Sport

Shpërthen Zanetti/ Nëse Argjentina dështon ky do të jetë fajtori kryesor

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti ka folur mbi situatën e kombëtares së Argjentinës. Mbrojtësi legjendar i zikaltërve nuk ka lënë pa përmendur edhe ecurinë e sulmuesit Mauro Icardi. Sipas tij Mauro Icardi bëri gjithçka për të qenë në Kupën e Botës me Argjentinën.

Legjenda çuditet se si trajneri i Argjentinës nuk e ka bërë atë pjesë e skuadrës që udhëton drejt Rusisë. Icardi nuk u grumbullua nga trajneri Sampaoli, pavarësisht se rezultoi golashënuesi më i mirë në Serie A.

“Icardi bëri gjithçka për të qenë në Rusi”, tha Zanetti për TyC Sports. “Ai ka luajtur mirë për vite me radhë, ai është kapiteni i Interit dhe ai po dëshmon se ai është një sulmues i madh.“Jorge Sampaoli ka detyrën e zgjedhjes dhe ai zgjodhi lojtarë të tjerë. Gjëja e rëndësishme tani është të mendojmë për të mirën e Argjentinës “, ka thënë legjenda e Interit.

Përgatiti: AlpeNews.al

 

Related posts

NDIZET MERKATO/ Gjigantët e Madridit pas HAZARDIT dhe ALONSOS, ofrojnë një MAL ME PARA

Isa.Autor

ZYRTARE/ Merret vendimi PËRFUNDIMTAR: River-Boka do të luhet në stadiumin me “13 YJE”

Isa.Autor

Fitorja në derbi, Antonio Donnarumma rrëfen emocionet e përjetuara

Q.Autor

Leave a Comment