Futboll Seria A Sport

Igli Tare flet për merkaton/ Laciali konfirmon Immobilen, por jo Milinkoviç-Saviç

Igli Tare ka folur për merkaton në dalje të Lazios, ndërsa ka qetësuar tifozët bardhekaltër në lidhje me zërat për një largim të mundshëm të sulmuesit Ciro Immobile.Drejtori Sportiv i bardhekaltërve theksoi se sulmuesi do të mbetet pjesë e Lazios, pranoi se për të ardhmen e Milinkoviç-Saviç do të presë ofertat që do të vijnë.

“Mund t’ju siguroj se Immobile ndihet mjaft mirë në Romë dhe do të vijojë të jetë pjesë e Lazios edhe për sezonin e ardhshëm. Është goleadori ynë dhe do të vijojë të shënojë për fanellën e Lazios. Sa i përket Milinkoviç-Saviç, është fakt që te Lazio ai u shndërrua në një nga mesfushorët më të mirë në botë, ndaj do të jetë e vështirë ta mbajmë. Gjithsesi mbetemi në pritje të ofertave, pasi nuk e kemi detyrim të shesim lojtarë”, tha Tare.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

EUROPA LEAGUE/ FORMACIONET: Ja si rreshtohet Shkëndija përballë Rosenborgut

Isa.Autor

AS MESSI E AS RONALDO/ “MBRETI I GOLIT” në 2018 është Cifuentes nga Ekuadori

Delo.autor

“E PAMUNDUR TË VIJË TEK NE”/ Partizanit i lehtësohet gara për Ferhan Hasanin

Delo.autor

Leave a Comment