Futboll Seria A Sport

Igli Tare flet për merkaton/ Laciali konfirmon Immobilen, por jo Milinkoviç-Saviç

Igli Tare ka folur për merkaton në dalje të Lazios, ndërsa ka qetësuar tifozët bardhekaltër në lidhje me zërat për një largim të mundshëm të sulmuesit Ciro Immobile.Drejtori Sportiv i bardhekaltërve theksoi se sulmuesi do të mbetet pjesë e Lazios, pranoi se për të ardhmen e Milinkoviç-Saviç do të presë ofertat që do të vijnë.

“Mund t’ju siguroj se Immobile ndihet mjaft mirë në Romë dhe do të vijojë të jetë pjesë e Lazios edhe për sezonin e ardhshëm. Është goleadori ynë dhe do të vijojë të shënojë për fanellën e Lazios. Sa i përket Milinkoviç-Saviç, është fakt që te Lazio ai u shndërrua në një nga mesfushorët më të mirë në botë, ndaj do të jetë e vështirë ta mbajmë. Gjithsesi mbetemi në pritje të ofertave, pasi nuk e kemi detyrim të shesim lojtarë”, tha Tare.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

E BUJSHME/ Siti luan “tenis” me Sauthemptonin, skuadra e Guardiolës e vetem në krye (VIDEO)

Isa.Autor

NAPOLI PO KALON NJË PERIUDHË TË VËSHTIRË/ Shikoni çfarë bëjnë tifozët lojtarëve (VIDEO)

Delo.autor

PO SHKËLQEN TEK NAPOLI/ Elseid Hysaj firmos kontratën e rëndësishme (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment