Seria A Sport

Kapiteni legjendar i Parmës/ Pasi mbylli me sukses misionin e tij, mes lotësh deklaron tërheqjen nga futbolli

Ka nga ato histori në futboll që me të vërtetë të prekin dhe të bëjnë për vete. E tillë është edhe ajo e Alessandro Lucarelli i cili në moshën 40-vjeçare lë futbollin. Mbrojtësi luajti për 10 vite me ekipin e Parmas duke qenë një nga emblemat e ekipit të njohur italian. Madje ai provoi edhe ligën e katërt në Itali duke qëndruar me ekipin e zemrës.

Tani që Parma, sezonin që vjen do luajë në Serie A, Lucarelli duket se e mbylli misionin e tij me sukses për të rikthyer Parmen mes më të mirëve. Mes lotëve ai ka dalë përpara tifozëve verdheblu ku ka deklaruar tërheqjen nga futbolli. Histori të tilla tregojnë se futbolli është më shumë se një sport.

Related posts

UEFA PUBLIKON TË NOMINUARIT/ Ja lista e lojtarëve për më të mirët e sezonit 2018-2019 në Champios

Delo.autor

MESSI E DI/ ZBULONI planin “BOMBË” që nxjerr DEMBELEN nga Barça

Isa.Autor

“KAM ARDHUR ME AUTOBUS DHE JAM NISUR ME BUGATTI”/ Georgina tregon se si ka ndryshuar jeta e saj me CR7

F.autor

Leave a Comment