Futboll Premier League Sport

Gullit mbron Conten/ Nëse fiton diçka, atëherë je në rrezik te Chelsea

Chelsea përjetoi një sezon të vështirë, por nuk ishte faji i trajnerit Antonio Conte. Këtë e thotë ish-trajneri i kësaj skuadre, Ruud Gullit. Holandezi kaloi dy vite në krye të “Stamford Bridge”, 1996-1998, dhe vlerëson vështirësitë e veçanta të menaxhimit të klubit.

Në vend që të shigjetonte teknikun italian për humbjen e vendit në Ligën e Kampionëve, sezonin e ardhshëm, ai e drejtoi gishtin te bordi drejtues për menaxhimin e dobët. “Nuk e fajësoj Conten, – tha Gullit për “Goal”.

– Unë jam duke fajësuar thashethemet mediatike nga fillimi, nëse ai do të duhet të largohet apo jo. Askush në katin e sipërm nuk bëri asgjë për këtë. Askush nuk tha: Hej, çfarë janë këto fjalë, kjo nuk është e vërtetë. Ai është trajneri ynë. Kjo nuk ndodhi.

Lojtarët që po luajnë, atyre nuk u intereson, por lojtarëve që nuk luajnë, shohin një mundësi që, nëse ai largohet, ndoshta mund të gjejnë vend në formacion. Pra, kështu krijohen shumë probleme në dhomat e zhveshjes. Kështu nuk mund të punojë një trajner. Ka qenë si kripa në plagë.

Ka qenë një sezon shumë i vështirë. Nëse mund ta shkëmbejnë vendin e Ligës së Kampionëve për “FA Cup”, do ta bëjnë atë. Nëse fitoni diçka, atëherë jeni në rrezik te Chelsea. Ai që nuk fitoi asgjë, qëndroi më gjatë, Claudio Ranieri. Ai ishte atje për katër vite. Të gjithë të tjerët duhej të largoheshin. Është më mirë të mos fitosh asgjë!”

Related posts

KRIZA E MADHE BRENDA “LOS BLANCOS”/ Gazetarët bombardojnë Solarin për Iscon

Delo.autor

DISFATA NË CHAMPIONS/ Ramos i dorëzuar pas golit të Cityt, ja çfarë tha kapiteni i Realit!

Delo.autor

Pirlo motivon Lionel Messin: Bëj këtë nëse dëshiron të jesh dhe mbi Maradonën

Sadik.Autor

Leave a Comment