Futboll Seria A Sport

“Nuk ka më të mirë”, Raiola flet për transferimin e Balotellit te Napoli

Mario Balotelli mund të jetë i hapur për një lëvizje te Napoli dhe klubi nënkampion i Seria A ka vetëm një avantazh, sipas agjentit të sulmuesit, Mino Raiola. Balotelli, 27 vjeç, do të bëhet lojtar i lirë në fund të këtij muaji, pasi ka shënuar 43 gola në dy sezone me Nice, në Ligue 1.

Ndërkombëtari italian ka qenë i lidhur me klube të shumta, duke përfshirë Napolin dhe Roma. Raiola foli për marrëdhënien e tij me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, dhe tha se i vetmi në këtë klub, që mund të krahasohet me Balotelli, është Lorenzo Insigne.

“Ju duhet t’ia kërkoni trajnerit të Napolit, Ancelotti, këtë përgjigje. Ajo që unë mund të them është se, përveç Insigne, Napoli nuk ka asnjë tjetër të fortë, sa ai, – u tha Raiola gazetarëve, të hënën. – Pastaj do të varet nga De Laurentiis. Ai do të vendosë nëse dëshiron ta përforcojë ekipin apo jo.

Ne kemi një marrëdhënie të veçantë me De Laurentiis. Vizioni ynë për gjërat është shpesh i ndryshëm, por kemi mbyllur disa marrëveshje. Kjo nuk do të thotë asgjë. Napoli është përsëri i madh vetëm falë tij dhe nëse dëshiron të më shohë, jam në dispozicion”.

Balotelli shënoi rikthimin e tij në kombëtaren e Italisë me një gol të hënën, duke e udhëhequr ekipin axurr drejt fitores 2-1 në miqësoren kundër Arabisë Saudite.

Related posts

De Gea me çdo kusht te Reali, 2 lojtarë dhe para ‘cash’ për United

Q.Autor

CHELSEA KËRKON PËRFORCIME/ Ëndrra e Lampard do të kushtojë 200 milionë euro

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Verona-Milan. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment