Futboll Sport

Botërori 2018/ Gëzohen egjiptianët, lajm i mirë nga Salah

Mohamed Salah ka udhëtuar drejt Spanjës për t’u rikuperuar nga dëmtimi në shpatull që pësoi në finalen e Ligës së Kampionëve, nga ndërhyrja e Sergio Ramos. “Marca” ka publikuar foto të lojtarit ndërsa udhëton nga Liverpool në Valencia, aty ku do të vazhdojë procesin e rimëkëmbjes.

Sulmuesi i “The Reds” ka ende shanse për të luajtur me përfaqësuesen e tij në Rusi, edhe pse mediat raportuan se lojtari mund të rrezikojë pjesëmarrjen në këtë Botëror për shkak të dëmtimit në shpatull. Por, siç duket 25-vjeçari fatmirësisht nuk ka marrë një dëmtim serioz që mund t’i rrezikonte garën më të madhe që do të zhvillohet në Rusi në muajin qershor.

Kombëtarja e Egjiptit do të luajë ndeshjen e parë ndaj Uruguait të Luis Suarez më 15 qershor, më pas më 19 qershor përballet me vendasit, Rusinë dhe më 25 sfidon Arabinë Saudite. Salah ka meritë absolute për pjesëmarrjen e përfaqësueses së tij në këtë Botëror, me përformancën e tij fantastike dhe golat e shënuar ndihmoi që skuadra të udhëtojë drejt Rusisë në këtë garë ndërkombëtare.

Pas transferimit nga Roma në Liverpool, 25-vjeçari është kthyer në një nga lojtarët më të mirë në botë, falë përformancës së tij pozitive që ka zhvilluar në kampionatin anglez dhe në Champions me fanellën e “Të kuqve”. Ai ka shënuar 32 gola me ekipin e drejtuar nga Jurgen Klopp dhe 33 me përfaqësuesen e tij, Egjiptin.

Related posts

Liverpool mbërrin në Romë, tifozët e Lazio-s i urojnë mirëseardhjen në “Formelo” (FOTO)

Sadik.Autor

Formacionet e mundshme: Chelsea – Brighton

Q.Autor

DËSHTOI NË AVENTURËN ME KLUBIN BELG/ Ja skuadra e radhës ku do të luajë sulmuesi Durmishaj

Delo.autor

Leave a Comment