Futboll Seria A Sport

DIKUR ISHIN SHOKË SKUADRE TEK KLUBI ITALIAN/ Prandeli dëshiron me ngulm në janar ish-lojtarin e Milan…

Me ardhjen e Prandelit në pankinën e Fiorentinës, në merkaton e janarit do të kthehet si modë emri i Kristof Piontek të Hertas së Berlinit.

Sipas asaj që shkruan ʺIl Nazioneʺ, klubi vjollcë do të rikthehet të hedhi sytë tek ish-sulmuesi i Milanit pas sulmit në verë por pa arritur për ta konkluduar.

Midis Prandelit dhe bomberit polak ka një ʺfeelingʺ që nisi në kohën kur ishin së bashku tek klubi i Xhenoas.

Klubi gjerman i Hertës do të ishte e gatshme të ulej në bisedime me formulën e huazimit dhe me obligimin e blerjes në fundin e sezonit, duke pritur që Fiorentina ta përfundojë me sukses këtë operacion për të risjellë Piontekun përsëri në Serinë A.

Kristof Piontek do mund të rikthehet në Itali pas aventurave të tij me fanellën e Xhenoas dhe Milanit.

Related posts

Milan dëshiron që Kaka të rikthehet si drejtues, tifozët presin me entuziazëm vendimin e brazilianit

Q.Autor

Arrigo Sacchit: PSG ka individin para ekipit, s’ka hierarki vlerash

Q.Autor

RONALDO I RI/ Talenti portugez i Wolverhampton kushton 120 milionë euro

Isa.Autor

Leave a Comment