Albanian Stars Futboll Sport

Challandes: Jemi përmirësuar ndjeshëm, por mund të bëjmë edhe më mirë

Bernard Challandes ka futur në shinat e duhura Kosovën, që nën drejtimin e zviceranit ka fituar të 3 ndeshjet, duke shënuar 6 gola dhe mos pësuar asnjë. Kosova e tij i dha një leksion mjaft të mirë edhe Shqipërisë sot, duke e mposhtur jo vetëm me rezultat të thellë, por edhe me një lojë që dukej qartë dominuese.

A e keni pritur këtë fitore?
Gjithmonë ne futemi në fushën e lojës për të fituar dhe të njëjtën gjë bëmë edhe sot. Prisja një ekip që do të luftonte fort dhe do të nxirrte në pah cilësitë teknike, gjë që e pashë edhe në fushën e lojës. Fitorja 3-0 është një rezultat mjaft i mirë, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të shohim përpara, pasi është vetëm fillimi.

Tre ndeshje, po kaq fitore dhe asnjë gol i pësuar…
Është një tregues shumë i mirë, që kemi punuar dhe jemi përmirësuar në mbrojtje, por duhet të shohim përpara, pasi ka vend për të bërë më mirë.

Cili ishte çelësi i suksesit të kësaj fitoreje?
Kemi luajtur mirë, me shumë pasime dhe kemi fituar të gjithë topat e parë dhe të dytë. Dua të falënderoj të gjithë lojtarët për paraqitjen e sotme, por edhe ato paraardhëse.

Besoni se kjo skuadër mund t’u kualifikojë në Europian?
Nuk mendoj ende për kualifikimin në Kampionatin Europian, por të rritemi dhe të luajmë futboll të bukur. Nëse arrijmë të përmirësohemi dhe të shkojmë aty ku duhet, normalisht që do të vijnë edhe rezultatet, por pse jo, edhe kualifikimi.

Keni qenë trajner i Armenisë në eliminatoret e Euro 2016. A ishte kjo një hakmarrje personale?
Nuk ka vend për hakmarrje. Unë jam trajner profesionist dhe dua që skuadrat që drejtoj, të fitojnë gjithmonë.

Related posts

Bellerin: Sanchez është një nga më të mirët, por jo gjithmonë

Q.Autor

POSHTËRIMI I BARCELONËS NË CHAMPIONS/ “Thumbon” Neuer: U trishtova për Ter Stegen, pësoi 8 gola…

Delo.autor

PRET TË NISË AVENTURËN E RE TEK ATLETICO/ Joao Felix premton: Do të jap gjithçka për ekipin…

Delo.autor

Leave a Comment