Futboll Sport

Messi në një planet tjetër/ Argjentina fundos modestët e Haitit falë 3-golshit të “pleshtit”(VIDEO)

Argjentina shkëlqen me Lionel Messin. Sulmuesi i Barcelonës realizoi një tregolësh në testin e parë përgatitor për Botërorin Rusi 2018, me kombëtaren albiceleste që mposhti lehtësisht me rezultatin 4-0 modestët e Haitit.

Në sfidën e zhvilluar në Buenos Aires ligjin e bëri pikërisht ai, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Argjentina. Messi zhbllokoi shifrat në minutën e 17-të, ndërkohë në harkun e 8 minutave në pjesën e dytë nga e 58-ta në të 66-ën realizoi edhe dy herë të tjera përpara se Aguero i ardhur në fushë nga stoli të vuloste shifrat në 4-0. Paraqitje pozitive kjo për Argjentinën që hodhi pas krahëve atë humbje turpëruese me shifrat 6-1 ndaj Spanjës.

Edhe pse duhet pranuar se Haiti nuk tregon forcën e vërtetë të La Selecion pasi është një kombëtare fare modeste. Sampaoli e nisi sfidën me treshen Di Maria-Messi-Higuain përpara, ndërkohë që la gjatë gjithë 90-minutëshit në stol emra të rëndësishëm si Dybala e Biglia. Nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndërkohë Panamaja përballë Irlandës së Veriut. Një fitore të rëndësishme mori Peruja që mposhti 2-0 Skocinë me golat e Cuevas me penallti dhe Farfan.

https://youtu.be/RUn8KEBEUd0

Related posts

FOTOT/ Tifozja më tërheqëse e “Euro 2020” që u fut në mes të fushës duke bllokuar ndeshjen

Delo.autor

SAN MARINO-SHQIPËRI/ Edi Reja i beson treshes së sulmit Lenjani, Broja dhe Manaj (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MANIPULIMET/ Gjithçka nisi nga Akademia Luftëtari, zbardhet vendimi i gjykatës që pezulloi Asamblenë e FSHF-së

Delo.autor

Leave a Comment