Futboll Sport

HARROJENI DONNARUMMAN/ Shikoni gafën e këtij portieri në kampionatin serb (VIDEO)

Gianluiggi Donnarumma u kryqëzua për atë gafë që i solli humbjen Milanit në transfertën ndaj Sampdoria. Portieri italian gaboi drejtimin e topit në tentativë për të pasuar tek Romagnoli, por ia dërgoi në këmbë Defrel dhe sfera përfundoi në rrjetë.

Një gafë tjetër është regjistruar në kampionatin serb, në ndeshjen Dinamo Vranje-Vojvodina, teksa portieri i skuadrës vendase, Nikola Peric doli nga porta për të largua topin, mirëpo në tentativë për ta goditur me kokë doli huq.

Kjo i dha mundësinë lojtarit kundërshtar të shënojë me portën e boshatisur. Në fund rezultati ishte 1-3 për skuadrën mike dhe Vranje renditet me një pikë më shumë se vendi i fundit.

Related posts

U TRANSFERUA TEK “DEMAT”/ Zbulohen prapaskenat si Partizani ia “mori” Kaçen Tiranës

Delo.autor

NESTA flet për të kaluarën: Doja të luaja PËRJETË te Lacio, u largova sepse…

Isa.Autor

FANTASTIK REGI LUSHKJA/ Mesfushori shkëlqen me dopietë të Sherif Tiraspoli

Delo.autor

Leave a Comment