Boks Sport

Joshua i uritur për triumf/ Boksieri ultimatum Wilderit: Dy javë kohë për kontratën

Anthony Joshua i ka dhënë dy javë afat boksierit amerikan Deontay Wilder për të vendosur për të ardhmen e tij, nëse dy kampionët e botës do të duelojnë mes tyre këtë vit, për të unifikuar titujt në një boksier të vetëm. Joshua i ka kërkuar Wilder që të duelojnë në Britaninë e Madhe, por nëse amerikani refuzon këtë ofertë, atëherë britaniku do të mbrojë titujt kampionë bote në peshat e rënda ndaj Alexander Povetkin.

Wilder i pat ofruar Joshua një shumë prej 50 milionë dollarësh për të dueluar në Amerikë, por duket se britaniku preferon të duelojë në shtëpinë e tij, duke prentotuar shtatorin si datën e mundshme për t’u përballur në Wembley (Londër) ose Kardif. Në të kundërt do të jetë Povetkin, i mandatuar nga WBA, ai që do të ngjitet në ring ndaj Joshua.

Eddie Hearn tha: “Ne i kemi vendosur një afat 2-javor Wilder për të vendosur. Ne mendojmë se britania e Madhe është opsioni më i mirë për të zhvilluar këtë duel. Ne jemi gati të pranojmë një fitim më të ulët, por do të duelojmë në shtëpinë tonë”, tha Hearn, menaxheri dhe promotori I Joshua, që mban titujt e kategorine IBF, WBA dhe WBO, ndërsa ëilder mban titullin e kategorisë WBC.

Related posts

TMERR DHE TENSION/ Frika nga rrufetë boshatisi stadiumi para takimit Real-Roma

Isa.Autor

COPPA ITALIA/ “Buzëqesh” Allegri, ylli i Juventusit i gatshëm për sfidën ndaj Fiorentinës

Delo.autor

“SHKONI MËR Q*HUNI”/ Zyrtari i FSHF-së revoltohet me kritikat ndaj Kombëtares pas disfatës në Angli (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment