Futboll Sport

Partizani në kërkim për mbrojtës, titullari i ekipit kërkon largimin

Duket se te Partizani do ketë sërish ndryshime në merkaton e verës. Roza e lojtarëve të të kuqve pritet të ketë largime dhe për këtë arsye duhet të ketë edhe afrime në merkato për të plotësuar boshllëqet. Kështu 15 herë kampionët e vendit duket se fillimisht janë vënë në kërkim të një mbrojtësi të majtë pasi Kalari, por ndoshta edhe Kotobelli janë drejt largimit.

Ndoshta të kuqtë në sezonin e ri mund ti besojnë edhe të riut Senad Hysenaj që u afrua nga Vllaznia B në merkaton e dimrit. Një tjetër lojtar që shqetëson te ‘demat’ është edhe Jasir Asani. Një prej protagonistëve të pjesës së dytë të sezonit ka kërkuar largmimin nga ekipi dhe për këtë arsye duhet gjetur zëvendësuesi edhe për të.

Related posts

KLUBI I MUÇIT PREKET NGA KRIZA FINANCIARE/ Presidenti jep dorëheqjen

F.autor

“IBRAHIMOVIC MADHËSHTOR”/ Kessie: Dua të kthej Milanin në Ligën e Kampionëve

Delo.autor

MARCELO PRANË LA LIGAS/ Dy klube spanjolle pas mbrojtësit veteran

F.autor

Leave a Comment