Futboll Sport

Flamurtari e merr “avash”, nuk nxitohen për “timonierin” e ri

Flamurtari momentalisht është pa trajner në drejtim të ekipit dhe vlonjatët tashmë kanë nisur pushimet pa pasur shumë informacione për atë që do drejtojë ekipin në sezonin që vjen. Por duket se vetë drejtuesit e kuqezinjve nuk duan të nxitohen në emërimin e trajnerit të ri. Këtë e pohon edhe vetë Sinan Idrizi i cili kërkon që ta marrë me sa më shumë qetësi e të marrë sa më shumë kohë për një ccështje të tillë.

Në Vlorë kanë frikë se po nxituan në emërimin e një trajneri mund të dështojnë dhe këtë nuk e duan më pas disa vitesh plot dritë-hije. Vlonjatët kërkojnë të marrin kohën e duhur për shpalljen e trajnerit të ri. Ndër emrat që është përfolur më së shumti këto ditë që mund të marrë drejtimin e Flamurtarit është ai i Hasan Likes, por ende pa ndonjë veprim konkret.

Related posts

PREJ 6 VITESH NË KOMA/ Michael Schumacher nis terapinë “top secret” në spitalin e…

Delo.autor

ATLETICO-LOKOMOTIV MOSCOW/ Simeone synon fitoren me çdo kusht (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Lojtari i Igli Tares do Barcelonën, por ka një problem

Sadik.Autor

Leave a Comment