Futboll La Liga Sport

Real Madrid po kërkon një qendërmbrojtës në Milano…

Sytë nga Serie A. Florentino Perez mendon se në Milano mund të gjejë futbollistin që do të përforcojë mbrojtjen e Real Madrid. Gazeta spanjolle “Marca” ka zbuluar se cilat janë synimet e “Los Blancos” për sa i përket mbrojtjes dhe dy emrat kryesorë në listë janë dy qendërmbrojtës të Serie A.

Në veçanti drejtuesit e Real kanë vënë në shënjestër dy “yjet” e skuadrave të Milanos: Milan Skriniar i Inter dhe Alessio Romagnoli i Milan.

Secili prej tyre kushton rreth 60 milionë euro, por klubi që ka fituar tre herë radhazi Champions League nuk e ka problem diçka të tillë dhe nëse Inter apo Milan do të pranojnë, spanjollët janë gati të paguajnë.

Sipas “Marca”, njëri mes Skriniar dhe Romagnoli do të jetë partneri i Ramos, duke u alternuar me Varane, gjatë sezonit të ardhshëm në “Bernabeu”.

Related posts

E TRISHTË/ Bota e futbollit në zi, humb jetën në aksident talenti i Lacios

Delo.autor

Batshuayi dyshohet se ka thyer këmbën ndaj Schalke-s

Sadik.Autor

Panik në Gjermani/ Dhjetra tifozë tentojnë të sulmojnë Mavrajn me shokë në dhomat e zhveshjes

Q.Autor

Leave a Comment