Albanian Stars

Transferimi më i bujshëm kuqezi? Mavraj te Fenerbahçe. Paga 1.7 milion euro në sezon

Pas Armando Sadikut i cili pritet të transferohet në merkaton e janarit drejt Instambul Bashaksheirit, një tjetër lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat turke.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Kombëtares, Mërgim Mavraj. Futbollisti shqiptar raportohet se ka arritur akordin me gjigandët e Fenerbahçes.

Në rast zyrtarizimi, Mavraj do të përfitonte 1,7 milionë euro në sezon në radhët e klubit turk, ku do të ishte shok skuadre me emra shumë të njohur të futbollit botëror si Van Persi, Dirar, Skrtel, Valbuena apo Kameni.

31-vjeçari do të bëhet futbollisti më i paguar shqiptar, duke kaluar edhe Shkëlzen Gashin, i cili përfiton 1.6 milionë euro.

Mavraj pritet të firmosë një kontratë tre vjeçare me Fenerbahçen.

Image

Related posts

Werder Bremen do të paguajë 7.5 milionë euro për Milot Rashicën

Q.Autor

E bujshme/ Talenti shqiptar firmos me Crystal Palace, Panucci e do në Kombëtare

Q.Autor

(FOTO) Atalanta – Napoli, njihuni me notat për Hysajn dhe Berishën

Q.Autor

Leave a Comment