Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Goli i Muntari-t, vjen rrëfimi i arbitrit të Milan-Juventus

Arbitrat nuk mund të japin intervista. E drejtë apo e gabuar, ky është rregulli. Paolo Tagliavento i ka dhënë fund karrierës së tij të gjatë pak ditë më parë dhe ka dhënë një intervistë për të përditshmen romane “Il Messagero”, ku ka bërë një bilanc të karrierës së tij.

Ish-arbitri ka qenë shpesh protagonist i disa episodeve që kanë krijuar shumë polemika dhe që do të mbahen mend gjatë nga tifozët e Serie A. Një nga këto episode, ndoshta më i famshmi, ka ardhur në sezonin 2011-12.

Ka qenë një ndeshje me Milan dhe Juventus, e cila është mbyllur në barazim 1-1 dhe mund të thuhet se ka kushtëzuar luftën për titull. Ai takim do të mbahet mend për golin e rregullt që i është anuluar mesfushorit të Milan, Muntari, kur ndeshja ishte 1-0 për kuqezinjtë.

Në atë kohë nuk kishte “Goal Line Technology” dhe për arbitrin italian topi i i goditur nga ganezi nuk e kishte kaluar vijën e portës. Tani, ish-arbitri ka rrëfyer: “Është gabimi im më i madh. Sot mund të shmanget brenda një sekonde”.

Related posts

Nuk ka fitues Leicesterit dhe Chelsea gjatë 90 minutave, çerekfinalisti mësohet pas vazhdime

Q.Autor

BARCELONA-RAYO VALLECANO/ “Katalanasit” thellojnë avantazhin, shënon Suarez

Delo.autor

E BUJSHME/ Nuk ka më vend te Rangers, Grezda drejt huazimit

Delo.autor

Leave a Comment