Futboll Sport

Mbrojtësi spanjoll i Portos/ Marcano arriti në Romë

Roma është duke u treguar mjaft aktive në merkato, teksa ka realizuar edhe goditjen e dytë brenda kësaj jave.

Kështu pas Ante Çoriç, më kryeqytetin italian ka mbërritur edhe mbrojtësi spanjoll i Portos, Ivan Marcano. Ky i fundit do t’i bashkohet Romës me parametra zero, pasi i ka skaduar kontrata me portugezët, ndërsa nesër pritet të kryejë vizitat mjekësore, për të firmosur më pas kontratën.

Gjithsesi Drejtori Sportiv i verdhekuqve, Mario Monchi po punon për të mbyllur një tjetër transferim deri në fillim të javës së ardhshme. Së fundi ai ka qenë në Montecarlo, ku ka takuar menaxherët e Justin Kluivert, sulmuesit holandez të Ajaxit, njëkohësisht djali i sulmuesit të madh Patrick Kluivert.

Mediat italiane raportojnë se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin, ndërsa tani Monchi pritet të udhëtojë për në Holandë, ku do të negociojë shifrën e transferimit me skuadrën e Ajaxit.

Kluivert është një 19-vjeçar shumë premtues, por mund të transferohet në Romë për shumën e 15-20 milionë eurove, pasi ka një kontratë që skadon verën e ardhshme, ndaj Ajax kërkon ta shesë para se ta humbasë me parametra zero.

m

Related posts

LAPSUSI I GAZETARES KRIJON SITUATË KOMIKE/ Mesfushori Barella lëshon batutën epike: Në fakt isha minus 7 vjeç…

Delo.autor

JAVA E PARAFUNDIT PREMTON SPEKTAKËL/ FSHF-ja i vendos të gjitha ndeshjet në një ditë. Ja kur do të luhen

Delo.autor

Anglia nuk ikën e qetë nga Botërori, federata e “Tre Luanëve” përballet me FIFA-n

Isa.Autor

Leave a Comment