Futboll Sport

“Tradhëtoi” PSG-në/ Motta sugjeron zëvendësuesin e tij

Pasi ka dhënë dorëheqjen nga fushat e blerta, ish-mesfushori i PSG-së. Thiago Motta ka identifikuar dhe pasardhësin e tij në “Parc des Princes”.

Sipas italianit, mesfushori i Realit të Madridit, Toni Kroos  do të ishte ideali për mesfushën e parizienëve.

“Personalisht, unë do të doja të shihja Toni Kroosin në PSG. Ai gjithashtu mund të luajë në një pozicion më të avancuar, por në stilin që i përshtatet PSG, ai është i jashtëzakonshëm. Ai është një lojtar që admiroj shumë dhe për një kohë të gjatë. Ai mund të luajë tri pozitat në mesfushë dhe në veçanti para mbrojtjes “.- tha Motta për “Le Parisien”.

Motta, i dha fund karrierës së tij futbollistike dhe duke nisur nga sezoni i ardhshëm do të jetë një drejtues tek PSG, pasi do të drejtoj skuadrën e 19-të vjeçarëve në “kryeqytetin e dashurisë”, Paris.

Related posts

MIQËSORE/ Tek Manchester United mezi po gjen vend, tek Holanda Van de Beek bën diferencën (VIDEO)

Delo.autor

JUVENTUSI e flaku në rrugë pas 25 vitesh, MARCHISIO do t’iu BEFASOJË me ekipin e ri

Isa.Autor

STRAKOSHA “TRADHTON” IGLI TAREN/ Gardiani kuqezi e mbyll me Lazio-n, “fluturon” drejt Anglisë

F.autor

Leave a Comment