Futboll Premier League Sport

Premier League prezanton topin e ri “The Merlin”

Premier League ka zbuluar topin zyrtar për sezonin 2018/19.

I quajtur “The Merlin”, topi shënon vitin e 18-të që Nike prodhon topin me të cilin luajnë skuadrat elitare të Anglisë dhe do të përdoret për të parën herë kur të fillojë sezoni në fundjavën e 11 gushtit.

Dizajni i ri i Nike është më i avancuari, sipas faqes zyrtare të Premier League, dhe do të jetë topi i parë që do të ketë vetëm katër panele.

 “Aty ku njëherë ka pasur 32 panele, tani do të ketë vetëm katër, i pari në botë,” thuhet në deklaratën e Premier League.

“Më pak panele do të thotë më pak të qepura, duke eliminuar pjesët e forta dhe duke u mundësuar lojtarëve pasimin dhe goditjen më me precizion.

“Ngjyra e topit është një miks i së bardhës, të zezës, blu dhe të verdhë. Ai shihet më qartë nga lojtarët dhe do t’u mundësojë milisekonda të rëndësishme për të vendosur se çfarë do të bëjnë.”

Related posts

CONTE KËRKON PËRFORCIME/ Tre lojtarë jashtë planeve të teknikut italian, ja emrat

Delo.autor

“I MIRËPRESIM NË MIAMI”/ Beckham: Kemi mundësi të shkëlqyera për “Pleshtin” dhe CR7

Delo.autor

Milan – Inter si Oscar: Nominimet për derbin e … Ligës së Kampionëve

Q.Autor

Leave a Comment