Futboll Sport

NDODH PËR HERË TË TRETË RADHAZI/ Berat Gjimshiti dëmtohet kur afrohen sfidat e Kombëtares

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti është i pafat kur afrohen ndeshjet e Shqipërisë. Mesditën e së dielës Atalanta fitoi 2-1 kundër Udineses për raundin e 12-të në Serie A, me Beratin që e nisi titullar sfidën.

Qendërmbrojtësi nuk shkoi më shumë se 25 minuta në fushë pasi u detyrua të linte ndeshjen dhe të zëvendësohej nga Ederson, kjo pas një dëmtimit. Tanimë pritet me interes se çfarë do të thonë kontrollet e detajuara mjekësore, me kapitenin që ka futur në alarm stafin e Kombëtares.

Kjo është hera e tretë radhazi që Gjimshiti dëmtohet në prag të ndeshjeve të Kombëtares. Në shtator dhe tetor, ai mungoi në Ligën e Kombeve, teksa nuk dihet gjendja e tij për dy sfidat e nëntorit.

Më 16 dhe 19 të këtij muaji tanët presin në “Air Albania” Çekinë dhe Ukrainën për dy sfidat e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve. Kujtojmë se Sylvinho ka grumbulluar edhe të dëmtuarit Manaj, Kumbulla dhe Bare.

Related posts

Icardi dhe Dybala ‘përjashtohen’ nga Argjentina

Q.Autor

PAMJE TË RËNDA/ Tmerr në Rusi: Akrobatja BIE nga një lartësi e madhe dhe…(VIDEO)

Isa.Autor

GODITJA E FUNDIT E MILAN-IT MBËRRIN NË ITALI/ Maldini: Ja motivi pse e morëm (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment