Futboll Sport

Nëse KAS konfirmon UEFA-n, ka edhe një shpresë të fundit për Skënderbeun

Edhe pse Skënderbeu po pret lajme pozitive nga seanca e radhës që do të mbahet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, kjo nuk është shkalla e fundit për të apeluar vendimin e UEFA-s, që dënoi me 10 vite pezullim nga kompeticionet europiane dhe 1 milion euro gjobë ekipin bardhekuq.

Në klub janë të vendosur që t’i shkojnë deri në fund kësaj çështjeje, teksa jo më kot kanë shpenzuar afro 380 mijë euro për studion ligjore që kanë kontraktuar. Pavarësisht se ekziston besimi i madh që do të jetë një vendim pozitiv në KAS, edhe sikur të ndodhte ndryshe, bardhekuqtë do të apelonin vendimin në shkallën më të lartë, që është Gjykata Federale në Zvicër.

Kjo do të ishte tentativa e fundit e Skënderbeut për të mbrojtur dinjitetin e klubit shqiptar që ka shkruar historinë në Europë, duke arritur dy herë në fazën e grupeve. Sinjali i parë do të jepet javën e ardhshme.

 

Related posts

“KY ËSHTË OBJEKTIVI IM”/ 44 gola nuk mjaftojnë për Haaland, norvegjezi bën deklaratën e frikshme

Delo.autor

JEP LAJMIN E BUJSHËM/ Menaxheri i mbrojtësit Hysaj: Me Napolin ka mbaruar gjithçka. Kam folur me klubin e madh…

Delo.autor

Mediat britanike: Sanchez i izoluar, ha i vetëm dhe do të dështojë si Di Maria në United

Sadik.Autor

Leave a Comment