Futboll Sport

Real Madridi nis kontaktet me dy superyjet e Premierligës

Real Madridi i ka nisur kontaktet për transferimin e mundshëm të dyshes së Premierligës, Mohamed Salahut dhe Harry Kane, gjatë këtij afati kalimtar.

Pasi e humbi Cristiano Ronaldon dhe dështimit të afrimit të Eden Hazardit dhe dyshes së Paris Saint-Germainit, Neymarit dhe Kylian Mbappes, kampioni evropian tani ka vendosur ta kthejë vëmendjen kah dy yje tjera, transmeton Express.

Mohamed Salah dhe Harry Kane janë dy futbollistët që i interesojnë Realit për fazën e sulmit.

Drejtuesit e gjigantit spanjoll i kanë kontaktuar ndërmjetësit e dyshes për të kuptuar më shumë rreth mendimit të tyre për një transferim të mundshëm në kryeqytetin spanjoll.

Megjithatë, Salah është i lumtur dhe përkushtuar ndaj Liverpoolit pasi sapo ka nënshkruar kontratë të re, derisa Harry Kane ka qenë indiferent ndaj Realit.

Related posts

“JU SHPJEGOJ PSE IBRA BËN AKOMA DIFERENCËN”/ Nocerino: Nuk ka kuptim ajo që po ndodh me Insigne

Delo.autor

SFIDA NDAJ ROMËS/ Gola në skadencë, Ibrahimovic dhe Kessie shqetësojnë Milanin

Delo.autor

CICINHO BËHET PISHMAN: Punë m*ti, ja si shpenzova 25.000 euro në dyqanin e Beckham

Isa.Autor

Leave a Comment