Futboll Seria A Sport

Darmian pritet të kryejë vizitat mjekësore te Juventus

Matteo Darmian do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore për të kompletuar transferimin 12 mln euro nga Manchester United te Juventus, pretendon Sportitalia.

Mbrojtësi i krahur është parë në Milano ditën e sotme dhe pritet të kryejë vizitat të premten në Torino.

Një marrëveshje është arritur dhe ajo do të shkojë rreth 12 milionë euro.

Ky është një rikthim në Itali për Darmian, i cili deri në 2015 ka luajtur për rivalët e Juve-s, Torino.

United e bleu për 18 mln euro por lojtari nuk arriti të bindte.

Tani, 28 vjeç, Darmian njihet për përshtatjen në disa pozicione. Ai mund të luajë në të djathtë, majtë si dhe si qendërmbrojtës.

Related posts

DEKLARATA TRONDITËSE/ Fury zbulon çfarë i tha GJYQTARI: Nëse rrëzohesh, NUK do ta…

Isa.Autor

14 GOLA NË 3 NDESHJE/ Llapi dhe Ballkani dhurojnë spektakël, ja rezultatet në Superligën kosovare

Delo.autor

Partizani firmos me një talent 19 vjeçar, vjen nga klubi i Egnatias

Isa.Autor

Leave a Comment