Futboll Sport

“ËSHTË E VËSHTIRË…”/ Flet Edi Reja: Prej 1 muaji jam në izolim

Pas Gianni De Biasit, ishte radha e trajnerit aktual të kombëtares, Edoardo Reja, të jepte mesazhin e tij për popullin shqiptar. Strategu italian bëri një lidhje telefonike me moderatorin Gerti Çarçani, në ABC News, ku tha se është në izolim prej një muaji dhe se të gjithë, duhet të marrin masat e duhura për të shmangur prekjen nga Koronavirus. Në fjalën e tij, Reja tha:

“Po, sigurisht. Jemi të mbyllur në shtëpi. Nuk na lejohet të dalim jashtë.  Le të themi që jemi të izoluar. Shikojmë me shumë vëmendje lajmet. Situata këtu është shumë  e vështire, por mbi të gjitha në Lombardi.

Situata është vërtet shumë shqetësuese, por edhe trishtuese. Ka shume të sëmure që janë të shtruar në spital. Numri është shumë i madh sa që nuk ka me vende për të gjithë. Ka të vdekur çdo ditë dhe numri po vijon të rritet.

Në këto momente, duhet ta lëmë mënjane futbollin e luajtur, pasi nuk ka më rendësi. Edhe nëse ne jemi të apasionuar për futbollin ose kemi nevoje për të. Kjo sepse ajo qe ka me tepër rendësi dhe mbetet primare tani është jeta, dhe ne ndihemi në të vërtetë të rrezikuar.

Këtu në Itali ka mbërritur më pare ky virus, pastaj ka ardhur edhe në Tirane. Shikoj që në vendin tuaj janë marre masa të forta nga shteti për të mos u përhapur më tepër. Njerëzit duhet të bëjnë sacrificë të madhe, duhet të qëndrojnë në shtëpi për të qenë të sigurt nga ky virus. Duhet të shmangim kontaktet me njerëzit.

Nuk e kishim menduar kështu këtë periudhe, por duhet ta përballojmë. Jemi ne padronët që duhet të përballemi me këtë fat. Duhet të marrim masat e duhura dhe t’i bëjmë gjërat mirë për të shpresuar që ky virus të kalojë.

Related posts

SPORTI SHQIPTAR NË ZI/ Ndahet nga jeta ish-kampioni i shquar… (FOTO)

Delo.autor

EDHE MESSI E KA ZILI/ Shoku i CR7 “poshtëron” kundërshtarët dhe shënon një gol FENOMENAL (VIDEO)

Isa.Autor

E PAZAKONTË/ Trajneri azer bëhet ushtar në luftë kundër Armenisë, e mbështet dhe ish-kapiteni i Shqipërisë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment