Futboll Sport

Shkëndija e Tetovës fiksohet me lojtarët e Skënderbeut/ Dy titullarë të tjerë të shënjestër

Gjatë ndeshjes finale të Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Laçit, në stadiumin “Elbasan Arena” ishte i pranishëm edhe trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Osmani, i cili kishte si mision vëzhgimin nga afër të nigerianit Xhejms.

Por tashmë mësohet se në planet e tij nuk është vetëm sulmuesi afrikan, që atë ditë u paraqit shumë mirë. “Sport Ekspres” shkruan se edhe dy titullarë të tjerë të ekipit korçar pëlqehen nga Shkëndija. Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë Gledi Mici dhe mesfushorin organizator Sabien Lilaj.

Janë dy lojtarë me kualitet dhe te Shkëndija duan të përfitojnë nga fakti se Skënderbeu mund të mos marrë pjesë në Kupat e Europës dhe mund të afrojë në gjirin e saj dy elementë vërtet cilësorë. Por janë llogari që bëhen gjithmonë me Skënderbeun jashtë Europës.

Pastaj, nëse oferta e Shkëndijës është serioze, sigurisht që drejtuesit e klubit korçar do ta marrin në konsideratë.

Related posts

Guardiola kërkon mbrojtje për lojtarët, shtypi anglez e mbështet me prova

Q.Autor

BASKETBOLL/ Eliminatoret e Botërorit, Kombëtarja humbet edhe me Portugalinë

Delo.autor

“SHERR” PËR GJUAJTUAR PENALLTINË/ Ja si Salah mbeti i zhgënjyer nga gjest i Milner (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment