Futboll Sport

TIFOZËT TRADHTOJNË GJERMANINË/ Bluzat e kombëtares ngelin stok, ja fanella më e kërkuar e “Euro 2020″…

Demoralizim dhe entuziazëm, nga njëri ekstrem në tjetrin. Nga njëra anë qëndron Gjermania dhe nga ana tjetër Italia. E vërteta është se “Pancerat” e Joakim Lëvit ishin ndër zhgënjimet më të mëdha të kësaj “Euro 2020”-e, duke i dhënë lamtumirën kompeticionit që në ndeshjen e 1/8- ave kundër Anglisë.

E gjitha kjo ka bërë jo vetëm që në rangun e përfaqësueses të nisë një revolucion me Hansi Flikun që do të pasojë Lëvin, por në të njëjtën kohë, ish-tekniku i Bajernit ka edhe një tjetër mision akoma më të vështirë: të rrisë adrenalinën dhe lidhjen mes tifozërisë dhe “Pancerave”. Ajo që e pasqyron më mirë këtë fakt lidhet me numrat e shitjeve të fanellave të kombëtares. Kompania “Adidas”, e cila kishte hedhur në treg një numër të konsiderueshëm, ka parë që stoqet të jenë shumë të mëdha, aq sa për të shpresuar në shitjen e tyre ka vendosur që të ulë me 50 për qind vlerën e saj.

Prandaj, nëse një bluzë përpara dhe gjatë “Euro 2020” vlente 130 euro, aktualisht mund të blihet për vetëm 65 euro. Një tjetër e dhënë që tregon zhgënjim është fakti se ende sot, bluza më e kërkuar është ajo e risisë Gësensit (2 asiste dhe 1 gol), ndërkohë që më pak e shitura është ajo e Tomas Mylerit, lojtarit që humbi rastin flagrant për ta dërguar në shtesën e mundshme ndeshjen me Anglinë.

Por, ndërsa nga kjo anë qëndron zhgënjimi i gjermanëve, në anën tjetër “Puma” deri në këtë pjesë të turneut ka pasur një fluks kërkesash të frikshme për bluza të Italisë. Deri më tani, fanella “axurre” është më e kërkuara dhe më e shitura, aq sa si rrjedhojë e kësaj urie, çmimi është rritur duke kaluar nga 110 në 140 euro, 160 euro madje për ato me emra të personalizuar të tifozëve.

Related posts

FITORE ME PËRMYSJE MES KAOSIT TË MINUTAVE SHTESË/ Mançester Siti mban gjallë ëndrrën e titullit me suksesin ndaj Liverpulit

F.autor

Çudia tek Arsenal, Mkhitaryan do të luajë me dy numra të ndryshëm

Q.Autor

SHPALOS OBJEKTIVAT ME EKIPIN “ZIKALTËR”/ Rrëfehet Antonio Konte: Jam i gatshëm të marrë përgjegjësi…

Delo.autor

Leave a Comment