Futboll Premier League Sport

Klopp ngul këmbë për futbollistin e Barcelonës, takon edhe mamanë e tij për ta bindur

Trajneri i Liverpool, Jurgen Kloop shpreson se do të arrijë të bindë anësorin e Barcelonës, Ousmanne Dembele, të kalojë në Anfield dhe për këtë pritet të takohet së shpejti pikërisht me mamanë e futbollistit.

Transferimi i pritshëm i Griezmman te Barcelona pritet të reduktojë ndjeshëm hapësirat për 21-vjeçarin, prandaj dhe trajneri gjerman kërkon t’i mbushë mendjen futbollistit duke i premtuar padyshim një rol protagonisti te “the reds”.

Por për këtë operacion problem i madh mbetet çmimi i lojtarit për të cilin Barcelona pagoi plot 138 milionë Paund për ta marrë nga Dortmund verës që shkoi. Sipas të gjitha gjasave kjo do të ishte e mundur vetëm nëse të kuqtë vendosin të shesin yllin e tyre Mohamed Salah.

Gjërat vështirësohen edhe më shumë duke parë nevojën e ekipit edhe për një portier të ri mbas paraqitjes katastrofike të Karius në finalen e Champions League.

Related posts

“TOPI I ARTË 2025″/ Ousmane Dembélé shpallet FITUES

F.autor

Arsenal gjen zëvendësuesin e Wilshere, i cili do të shkojë te Liverpool…

Sadik.Autor

PËRSHËNDETJA USHTARAKE NDAJ SHQIPËRISË DHE FRANCËS/ Ja veprimi i UEFA-s për Turqinë. Edhe Bullgaria…

Delo.autor

Leave a Comment