Sport Të tjera

Luiza Gega me “krahë”/ Atletja shqiptare përmirëson rekordin kombëtar

Luiza Gega përmirësoi rekordin kombëtar në 3000 metra me pengesa me 4 sekonda. Atletja shqiptare mori pjesë në garën e zhvilluar në Diamond League të enjten në Romë ku u rendit e nënta, mes 21 pjesëmarrëseve.

Koha e Luiza Gegës ishte 9 minuta e 22 sekonda. Një tjetër rezultat i përmirësuar në garën e 3000 metrave me pengesa, ku 2 vite më parë rekordi ishte 9 minuta, 28 sekonda e 52 të qindat.

Në këtë provë dominuan sportistet nga Kenia nga të cilat 3 u ngjitën në podium. Luiza Gega pretendon të përmirësojë rezultatet e saj në garat ndërkombëtare. Ajo është shpallur nënkampione e Europës në 3000 metra me pengesa në vitin 2016 në Amsterdam.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një pasimi nga Foden, Cancelo ndëshkon Clube Brugge (VIDEO)

Delo.autor

ZBULON SEKRETET/ Bomberi Lewandowski: Ja çfarë kam mësuar nga Klopp, Guardiola, Ancelotti dhe Flick…

Delo.autor

COPA DEL REY / Real arrin fitoren e parë nën regjimin e Solarit

Isa.Autor

Leave a Comment