Futboll Sport

Ze Maria i dha “OK” presidentit Halili, zbulohet shuma që do përfitojë tekniku brazilian

Dje ka marrë fund çështja e trajnerit te Tirana, pasi palët kanë rënë dakord për të vazhduar marrëveshjen mes tyre, duke rinovuar kontratën e trajnerit Ze Maria edhe për dy vite, saktësisht deri në vitin 2020.

Edhe pse ishte një konfirmim që pritej të ndodhte, ndoshta kushtet e caktuara nga trajneri për drejtuesit apo probleme të tjera brenda klubit kanë bërë një mbyllja e marrëveshjes të vonohej disa ditë.

Menjëherë pasi Ze Maria i ka dhënë “OK” presidentit, Tefik Halili, zbulohen dhe kushtet e kontratës dhe paga që do marrë trekniku brazilian në këto dy vite. Paga që do përfitojë tekniku është 7 mijë euro në muaj për dy vite, ndërsa në total i gjithë stafi do marrë një shumë prej 12 mijë eurosh në muaj.

Kusht i Ze Marias ka qenë dhe afrimi i 7-8 lojtarëve të rinj dhe garancia financiare për sezonin e ri, pasi vetëm në këtë mënyrë bardheblutë do të kenë mundësinë të tregojnë vlerat në Superligë.

Related posts

“LIVERPOOL? ËSHTË SKUADËR E FORTË DHE…”/ Zidane: Realin tim po e nënvlerësojnë, por flasim në fushë

Delo.autor

Kupa e Botës e Francës e lidhur me Deschamps, në 1998 ishte kapiten, sot trajner i “Gjelave” 

Isa.Autor

Melissa Castagnoli “nge” temperaturat dhe “ndriçon” Miamin me linjat e saj (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment