Futboll Sport

Kukësi nuk “lëshon pe”/ Presidenti Safet Gjici ka gati 55 mijë euro për 2 super lojtarë

Kukësi pati oshilacione në sezonin e shkuar, pas largimit të Elis Bakajt. Mungesa e një sulmuesi profesionist penalizoi jo pak verilindorët. Edhe pse drejtuesit e klubit menduar se Amido Balde mund të ishte zgjidhja, nuk rezultoi kështu.

U desh të “shpërthente” Sindrit Guri që Kukësi të ngrinte kokë në fazën e fundit të kampionatit, por që dhe ky i fundit u largua në fund të sezonit.

Në këto kushte, drejtuesit e Kukësit janë hedhur në sulm për të mundësuar afrimin e të paktën 5-6 lojtarëve, ku vëmendja kryesore është në reparin e sulmit. Pengu i kuksianëve është arritja e marrëveshjes me sih lojarin e Flamutarit, Danilo Alvesh, me të cilin kanë kontaktuar.

Kukësi ka ofruar një rrogë prej 5 mijë eurosh, ndërkohë që braziliani ka kërkuar 8 mijë euro në muaj, duke lënë gjithçka pezull. Një tjetër emër është ai i sulmuesit të Kamzës, Sebino Plaku. Mësohet se verilindorët kanë ofruar 50 mijë euro për shërbimet e 33-vjeçarit, 15 mijë euro është vendosur ti jepen në dorë, ndërsa pjesa tjetër si rrogë mujore. Por problemi mbetet Kamza, pasi Laku merr të njëjtën pagë te kryeqytetasit, duke bërë që sulmuesi të jetë në dyshim për të ardhmen e tij.

Related posts

TAKTIKA E KLOPIT PËR TË FITUAR NDESHJEN/ E udhëzon stafin ta pastrojë vetëm një pjesë të fushës

F.autor

Inter mbetet i pamposhtur, barazon edhe ndaj Juventusit

Q.Autor

Arsenali me dy transferime bombë në janar, Aubameyang dhe Mkhitaryan

Q.Autor

Leave a Comment