Futboll Sport

Vendimi i UEFA-s dhe merkato, reagon Skënderbeu: E ardhmja na përket vetëm ne

Vendimi i komisionit të apelit pranë UEFA-s dhe merkato janë dy pikat më të nxehtë që po marrin zhvillime nga dita në ditë në shtëpinë e Skërbeut.

Për këto dy çështje që janë tepër të rëndësishme për të ardhmen e klubit korçar, KF Skënderbeu ka dal në një komunikatë për shtyp ku thekson se lajmet janë të pavërteta dhe nëse diçka është e vërtetë, klubi do të dal në deklaratë ku do të konfrimoj vërtetësinë e lajmeve.

Komunikatë për shtyp:

Duke marrë shkas nga shkrimet e publikuara gjatë këtyre ditëve në median e shkruar dhe online ftojmë përfaqësuesit e mediave të jenë me korrektë përsa i përket lajmeve mbi Klubin e futbollit ‘Skënderbeu’.

– Së pari kërkojmë të mos abuzohet me merkaton dhe shifra të cilat nuk egzistojnë dhe së dyti dëshirojmë të sqarojmë mediat dhe opinionin publik se klubi ka kërkuar pezullimin e efekteve të vendimit të komisionit të apelit pranë UEFA-s dhe në momentin që do të ketë një vendim nga CAS do ju informojmë ndaj lutemi të mos keqpërdoret ky moment për të krijuar lajme të cilat nuk egzistojnë.

– Gjithashtu kërkojmë nga media të caktuara të mos abuzojnë me të ardhmen e presidentit Ardjan Takaj dhe stafit bardhekuq. Presidenti është totalisht i bindur tek pafajësia e plotë dhe ka marrë garancinë nga zyra ligjore që po merret me çështjen se gjithçka do të mbyllet me sukses ndaj kërkojmë prej jush të mos abuzoni dhe krijoni situata të cilat cënojnë ambjentin bardhekuq.

– Ndryshe nga çfarë media po pasqyron për interesa të caktuara, KF Skënderbeu po punon i qetë për të përforcuar ekipin në kuadër të pjesmarrjes në kompeticionet europiane.

E ardhmja i përket vetëm Skënderbeut.

– Nqs mediat kanë ndonjë paqartësi lidhur me merkaton dhe cështjen e dënimit mund të kërkojnë informacion paraprak pranë zyrës së shtypit.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Me respekt,
KF Skënderbeu

Related posts

HUMBJA E DYFISHTË E “ZIKALTËRVE”/ Conte, deri më tani është dështim. 170 milionë dhe dy objektiva në “kosh”

Delo.autor

Skandaloze, anësori feston për penalltinë e akorduar në favor të Tottenham

Q.Autor

ATANDA beson te suksesi ndaj Kukësit: Rexhinaldo? Afrikan me afrikan do të merremi vesh mirë

Isa.Autor

Leave a Comment