Futboll Sport

Shqipëri pa fantazi, sërish muskuj dhe eksperimente

Kosova na mundi 3-0, ndërkohë që ndeshja e radhës luhet kundër Ukrainës. Një test tjetër miqësore, që vlen shumë për stafin teknik para ndeshjeve të Nations League. Trajneri Christian Panucci synon të krijojë në kokën e tij një listë me lojtarët që do të kontribuojnë për kualifikueset në Euro 2020. Janë disa elementët e rinj të ftuar dhe në sfidën me Kosovën lëvizjet ishin të shumta, me Gurin që e nisi si titullar në sulm.

Këtë herë shkodrani do ta nisë nga stoli dhe trajneri italian ka menduar të jetë më racional këtë herë, duke pozicionuar Rey Manajn në repartin e avancuar. Nga krahët në mbështetje të sulmuesit të Granada-s do të jenë Odise Roshi dhe Ermir Lenjani. Ky i fundit nuk luajti kundër Kosovës për shkak dëmtimi, por tanimë është i gatshëm. Qaka ka pasur probleme, ndaj edhe u zëvendësua në miqësoren e shkuar.

Tanimë Panucci i beson Lilajt, ndërkohë që Emanuele Ndoj dhe Ramadani e nisin nga minuta e parë. Të dy këta futbollistë, së bashku me mesfushorin e Skënderbeut, garantojnë muskuj dhe kilometra, pasi vrapojnë shumë, por fantazia është ajo që do të mungojë sërish. Edhe në mbrojtje ka lëvizje. Mërgim Mavraj, ndryshe nga ndeshja me Kosovën, këtë herë e nis si titullar së bashku me Gjimshitin në qendër. Në të majtë është zhvendosur Veseli, edhe pse aty mund të luajnë Lenjani apo Memolla. Ky i fundit nuk ka minuta në këmbë dhe nuk preferohet. Nga e djathta Hysaj nuk lëviz, ashtu sikurse edhe Berisha nga kuadrati.

Related posts

U TËRHOQ NGA FUTBOLLI/ Basha nuk fsheh ambiciet për të ardhmen: Synoj të marr drejtimin e Kombëtares

Delo.autor

LIVE/ Teuta-Partizani, Mbyllet pjesa e parë. Shkëmbi i falet golit të Prognit

Delo.autor

NBA/ Ja 10 kandidatët kryesorë për trofeun MVP të sezonit të rregullt

Delo.autor

Leave a Comment