Futboll Kategoria Superiore Sport

“DEMAT” ULIN ME KËMBË NË TOKË KUKËSIN/ Trajneri Gjoka: Për ne është të zbresim në fushë dhe të marrim…

Me titullin tashmë në duart e Partizanit, Kukësi është rikthyer me këmbë në tokë dhe ka hedhur sytë nga fitorja e Kupës së Shqipërisë. Një gjë e tillë u konfirmua nga trajneri i verilindorëve, Ernest Gjoka në konferencën për shtyp pas disfatës 3-2 ndaj Luftëtarit.

“Ishin dy gabime që me pak më shumë qetësi mund t’i kishim kaluar. Kjo ishte e gjitha sepse në përgjithësi mendoj se skuadra krijoi volum loje, riktheu rezultatin, por duhet të ishim akoma dhe më vigjilent. Do fokusohemi totalisht te finalja sepse kampionati është i mbyllur. Partizani sot arriti që të shpallet kampion. Unë i uroj shumë suksese, pasi unë e kuptoj se si është të dalësh kampion. Sa vuajtje, lodhje e mundim ka. Kështu që për ne është të zbresin në fushë dhe të marrim Kupën, kaq. “-tha mes të tjerash Gjoka.

Related posts

Mësoni se kur do të hidhet shorti i Europa League. Ja çfarë duhet të dini

Delo.autor

(FOTO) Coutinho zhvillon stërvitjen e parë me bashkëlojtarët e tij te Barcelona

Q.Autor

Arabia Saudite e shpërblen Salahun me tokë në Mekë

Sadik.Autor

Leave a Comment