Futboll Sport

Sherr me fansat, ylli i Turqisë kërcen në tribunë (VIDEO)

Ndeshja u detyrua që të ndërpritej, pasi Tosun që ishte i vendosur në krahun e majtë nisi që të konfliktohej ashpër me tifozët që ishin në tribunë. Shokët e skuadrës, trajnerët dhe zyrtarët e ndeshjes u detyruan që të ndërhynin për të hequr Tosun-in nga ai pozicion ku po konfliktohej me fansat.

Pasi u rikthye në fushë, ai sërish pa një tifoz që po e kërcënonte me gjeste dhe sërish iu kthye fansit. Në atë moment gjyqtari zviceran San Fedayi i drejtoi atij kartonin e kuq, duke e lënë Turqinë me 10 lojtarë në fushë.

Ai e la lojën kur rezultati ishte 1-1 pasi Anice Badri kishte barazuar rezultatin në minutën e 56. Tunizia më pas mori avantazhin me anë të Ferjani Sassi 11 minuta para mbylljes së takimit. Megjithatë, djemtë e Mircea Lucescu-t ditën të menaxhonin ndeshjen duke gjetur rrjetën në minutën e 90 me anë të Caglar Soyuncu.

Rezultati final 2-2 bën që Tunizia të gjejë barazimin e dytë brenda javës pas barazimit të ditës së hënë kundër Portugalisë.

Related posts

PREMTON STADIUM TË RI PËR TIRANËN/ Refik Halili: Do ketë 14 mijë vende por…

Delo.autor

“BESOJ TEK FITORJA E TIRANËS NË AIR ALBANIA“/ Flet mesfushori Hasani para derbit: Më vjen keq që…

Delo.autor

Interi tregohet magjik dhe arrinë Champions duke shpërfytëruar Lazion në “Olimpico” (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment