Moto GP Sport

MOTO GP/ Rossi: I lumtur për “pole”, nuk e prisja këtë rezultat

Valentino Rossi befasoi të gjithë sot në provat zyrtare në pistën e Mugello, në garën e radhës së Botërorit të Moto GP që do të zhvillohet nesër në Itali, duke arritur “pole position”. Vetë piloti italian ka mbetur i befasuar nga kjo paraqitje e tij, duke dhënë një kohë rekord, ndërkohë që do ta nisë garën nesër nga vija e parë. “Jam i lumtur për këtë rezultat, pasi ishte surprizë. Në provat e lira vendosa gomat e forta, ndërsa në ato zyrtare gomat e buta dhe koha ishte më e mirë dhe në fund ia dola mbanë”, tha Rossi.

Motori u përshtat mirë me gomat, kisha shpejtësi dhe isha i balancuar në pistë. Ky “pole” ishte një rezultat fantastik, një emocion i madh për mua dhe Yamaha, por tani më duhet të jem i kujdesshëm edhe në garë”, tha Rossi, që në fund ka përshëndetur edhe fansat e tij. “Është diçka e veçantë të arrish “pole” këtu në Mugello, para fansave të tij, që më mbështetën dhe shpresoj të arrij një fitore nesër në garë. Ndihem në formë dhe shpresoj që motori nesër të jetë i shpejtë edhe në garë”, deklaroi Valentino Rossi.

Related posts

Merr fund dilema! Ky do të jetë trajneri i ri i Arsenalit

Sadik.Autor

“DIVORCI” I ALLEGRIT ME JUVENTUS/ Ja kush janë rebelët e “Zonjës së Vjetër” që festuan largimin

Delo.autor

PREZANTOHET DREJTORI I RI SPORTIV I DINAMOS/ Laçi: Privilegj që jam këtu, ja objektivi që kemi si klub…

Delo.autor

Leave a Comment