Albanian Stars Futboll Seria A

Episodi ndaj Interit, Strakosha kundër sistemit VAR

Strakosha mendon se me VAR janë zhdukur emocionet që t’i dhuron futbolli.

Portieri shqiptar, Thomas Strakosha, mbështet deklaratën e trajnerit, Simone Inzaghi, se “VAR i largon emocionet qe t’i dhuron futbolli”.

Lazio fitoi penalti kundër Interit, por me konsultimin e VAR, u anulua dhe në fund mori vetëm një pikë në San Siro.

“Mendoj se trajneri ka të drejtë, VAR-i largon emocionet që t’i dhuron futbolli”, tha Strakosha.

“Kur shënoni, ju nuk duhet të festoni, prisni derisa të pranohet si gol i vlefshëm. Nëse fitoni një penalti, duhet të prisnigjithashtu”.

“Futbolli ka qenë i mirë për incidentet e saj, pa marr parasysh nëse vendimet kanë qenë të drejta apo jo”, shtoi Strakosha.

Related posts

NDIZET ALARMI TEK KAMPIONËT E ANGLISË/ Kombëtaret masakrojnë Liverpool, Klopp pa 9 lojtarë ndaj Leicester

Delo.autor

“PARTIZANI I DAJËS DO TË JETË PËR TITULL”/ Ish-kapiteni Beqiri: “Goditja” më e madhe në merkato është…

Delo.autor

LLOGARITJET E KOMPJUTERIT/ Ja kush do të triumfojë këtë sezon në Seria A

Isa.Autor

Leave a Comment