Futboll Sport

Gara për të qenë më i miri/ MBAPPE dhe NEYMAR, MIQ apo RIVALË…

Miq në fushë, armiq për shkak të fatit! Por gjithsesi është një problem i këndshëm për PSG që mund të bazohet te një fuqi zjarri e frikshme në Europë.

Pastaj është edhe Champions League, atje ku klubi francezi po kërkon të imponohet me shpenzime të mëdha. Reklama më të mirë për Mbappe dhe Neymar, shok ekipi, por edhe kundërshtarë në garën për “Topin e Artë”.

Kjo sepse edhe talenti i ri francez ka hyrë seriozisht në garë, i shtyrë edhe nga propaganda e shtypit vendas.

“L’Equipe”, pas dygolëshit të djeshëm, e pagëzon si “Mesia”, duke bërë edhe një lojë fjalësh me sulmuesin e Barcelonës, sepse i përzgjedhuri i Zotit më frëngjisht shkruhet “Messi”. Messi ishte ai që mbulonte Neymar me hijen e tij të rëndë, duke e detyruar brazilianin të largohej nga Barcelona. Por edhe tani, në shtëpinë e tij të re, do të ketë një rival që nuk e priste.

Mbappe i ka djegur të gjitha etapat. Kampion i Francës dhe gjysmëfinalist i Champions kur ishte 18 vjeç me Monaco. Kampion i Botës me katër gola të shënuar në “Rusi 2018”, një prej të cilëve në finale, kur mbushi 19 vjeç. Eshtë lojtari i dytë më i shtrenjtë në historinë e futbollist, pas Neymar.

Francezi u vu në dispozicion të “O’Ney”, një vit më parë: “Do ta ndihmojmë të fitojë “Topin e Artë”. Por tani, djaloshi tregon ambicien e tij: “Karriera ime po vazhdon shumë mirë. Kam objektiva të mëdha me PSG dhe Francën, por edhe në aspekt personal,” – deklaroi sulmuesi pas ndeshjes ndaj Guingamp, ku shënoi dy gola, njërin me asist të Neymar.

Dyshja gjendet me sy mbyllur në fushën e lojës, edhe jashtë saj, ku janë protagonistë të një miqësie që duket në rrjetet sociale dhe në televizion.

Për momentin, Mbappe mban profil të ulët: “Nëse unë jam një yll, atëherë Neymar është superyll. E meriton të jetë më i mirë.” Mbetet për t’u parë nëse kjo dashamirësi do të vazhdojë deri në momentin që njëri prej tyre të marrë “Topin e Artë”.

Related posts

DIKUR EMBLEMË E ATLETICOS/ Ish-kapiteni gati për rikthimin në Madrid!

Delo.autor

ZYRTARE/ Cazorla befason të gjithë dhe tradhton Arsenalin! Vazhdon karrierën në Lindjen e Mesme

Delo.autor

LA LIGA APO CHAMPINOS/ Tifozët e Real zgjedhin objektivin e sezonit

Delo.autor

Leave a Comment