Moto GP Sport

MOTO GP/ Skandal, tifozët i bëjnë varrin Marc Marquez në Mugello

Që fansat italianë të Moto GP nuk e duan aspak pilotin spanjoll Marc Marquez kjo dihet. Edhe se mikpritja që do t’i rezervonin kampionit të botës nuk do të ishte nga më të mirët dihej gjithashtu, por këtë herë fansat kanë kaluar çdo limit.

Të paktën duke parë fotot që kanë postuar në rrjetet sociale, ku është improvizuar një varr me datën e lindjes dhe atë të vdekjes së pilotit të Hondës (dita e nesërme, 3 qershor). Një gjest aspak i këndshëm, që ka krijuar mjaft polemika, pasi varri që është improvizuar është bërë në zonën pranë pistës së Mugello, ku do të zhvillohet gara e nesërme.

Related posts

REAL MADRID-RAYO VALLECANO/ Ancelotti i beson treshes së sulmit Benzema-Asensio-Vinicius (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NUK U GRUMBULLUA NË BOTËROR/ Bayern “LUFTË” me Barçën për një SUPER mesfushor

Isa.Autor

PRAPASKENAT TEK REAL MADRIDI/ Si Perez bindi Zidane të kthehet dhe reagimi i ekipit

Delo.autor

Leave a Comment