Futboll Seria A Sport

Arrihet marrëveshja mes klubeve, futbollisti italian plotëson dëshirën

Juventusi ka gjetur portierin e së ardhmes. Kampionët e Italisë pasi janë ndarë me legjendën e tyre Gianluiggi Buffon kanë qenë në kërkim të një portieri. Polaku Wojciech Szczesny pritet të jetë portieri i parë i Juventusit për edicionin e ardhshëm.Por tani Zonja e Vjetër ka arritur marrëveshje me Genoan për transferimin e Mattia Perin.

Mediat italiane kanë raportuar se dy skuadrat Juventus dhe Genoa kanë mbyllur me sukses bisedimet që kanë pasur për portierin e talentuar. Kampioni italian është pajtuar që të paguajë një shumë prej 15 milionë eurove për transferimin e Perinit në Torino.

Perin pritet të nënshkruajë një kontratë katër vjeçare me Zonjën e Vjetër. 25-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 37 ndeshje në Serie A me Genoan ku në 12 prej tyre e ka mbajtur portën e pa prekur.

Related posts

AKSIDENT I FRIKSHËM/ PILOTI Ericsson FLUTURON në AJËR makina shkatërrohet…(VIDEO)

Isa.Autor

Zyrtare: West Ham United prezanton trajnerin e mirnjohur për sezonin e ri (VIDEO)

Sadik.Autor

Chelsea e refuzon ofertën e majme të Barcelonës për super yllin e skuadrës

Sadik.Autor

Leave a Comment