Futboll Sport

Donald Lu surprizon sërish, vishet kuq e zi dhe… luan futboll

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ka surprizuar të gjithë me foton e publikuar sot, pasi shfaqet krejt ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim. Ai shfaqet i veshur sportiv, me fanellë ku shihet edhe flamuri kuq e zi, atlete dhe pantallona të shkurta.

Ambasadori Lu ka qenë i pranishëm gjatë ndeshjes së futbollit të ambasadës amerikane në Tiranë, e cila fitoi edhe Kampionatit Rajonal të futbollit të ambasadave.

Në një postim në ‘Facebook’ ambasada tregon se skuadra e saj ka arritur të fitojë përball Malit të Zi dhe Maqedonisë.

“Urime skuadrës së futbollit të ambasadës amerikane në Tiranë për fitoren e Kampionatit Rajonal të futbollit të Ambasadave Amerikane 2018! Skuadra jonë mposhti skuadrën e Malit të Zi 2 me 0 dhe më pas fitoi me skuadrën e Maqedonisë 6 me 4 në ndeshjen finale.

Ishte shumë bukur të kalonim kohë me kolegët tanë nga rajoni dhe të sillnim kupën në Shqipëri!, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Related posts

MILAN NIS STËRVITJEN/ Pioli merr lajmin e mirë dhe atë negativ. Situata e Ibrahimovic, Bennacer dhe Kjaer…

Delo.autor

SI NJË NATË FILMI PËR CR7/ Nga rezervë tek goli i fitores së ndeshjes, që u anulua

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Sheiku nuk ndalet në merkato, nënshkruan me talentin e Ajax… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment