Futboll Seria A

Napoli refuzon 50 milionë euro nga Manchester City për Jorginho

Planet e trajnerit portugez Pep Guardiola për sezonin e ardhshëm kanë marrë një goditje të rëndë, pasi presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka refuzuar 50 milionë euro që skuadra e Manchester City ka bërë për mesfushorin brazilian, por të natyralizuar italian, Jorginho.

Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti napoletan, që ka deklaruar se ka refuzuar një ofertë 45 milionë euro + 5 milionë euro bonus për mesfushorin, pasi nuk do të lejojë asnjë nga lojtarët “big” të largohet. “Do të ruaj 80% të skuadrës dhe do të bëjmë disa prëforcime me vlera, ndaj Jorinho nuk largohet”, tha De Laurentiis.

Manchester City kërkon një mesfushor të talentuar për ta patur në dispozicion pas largimit të veteranit Yaya Toure dhe objektivi ishte Jorginho, por klubi napoletan ka refuzuar ofertën e majme. De Laurentiis kërkon t’i lërë trajneri carlo Ancelotti një ekip solid dhe të bëjë pak ndërhyrje në merkato.

“Duam një portier, një mbrojtës krahu, një mesfushor dhe një sulmues krahu”, tha De Laurentiss. City, pasi ka marrë një “JO” të prerë nga Napoli është vënë në kërkim të një mesfushori tjetër, por Jorginho është një tjetër dështim për Guardiola, që nuk arriti të sjellë edhe Fred, që shkoi tek United.

Related posts

UEFA NDRYSHON DËNIMIN E SKËNDERBEUT/ Korçarëve u mbeten 5 vite, por tani kërkojnë më pak

Delo.autor

Tifozi rus me precedent penal: Na kanë paralajmëruar për dhunë në Kupën e Botës

Sadik.Autor

I SKADON KONTRATA NË FUND TË SEZONIT/ Manchester United vendos për të ardhmen e Pogba

Delo.autor

Leave a Comment