Futboll Seria A Sport

Hysaj/ Largimi i Sarri-t një lajmi keq për mua

Mbrojtësi i krahut i Napolit Elseid Hysaj ka pranuar se largimi i Maurizio Sarri-t nuk është një lajm i mirë për të, pasi kanë gjashtë vite që punojnë së bashku. Lojtari i përfaqësueses shqiptare e ka ndjekur Sarri-n nga Empoli në Stadio San Paolo më 2015 për vetëm 5 milionë.

Ai tashmë është bërë një objektiv për shumë klube evropiane dhe ka një klauzolë 50 milionë euro në kontratën tij, e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë.

“Largimi i Sarri-t është një lajm i keq për mua, pasi kishim gjashtë vite që punonim së bashku,” shprehet Hysaj për gazetarët. “Napoli ka bërë një zgjedhje të mirë me Carlo Ancelotti-n, i cili është një trajner i shkëlqyer dhe të gjithë e dinë se sa trofe ka fituar ai.

“Nuk di asgjë rreth së ardhmes sime dhe kam lexuar vetëm ato që kanë thënë gazetat.”

Related posts

Liverpool e mendon transferimin e yllit të Bundesligës në verë

Q.Autor

FITOJNË NË “CAMP NOU”/ Dembele dhe Messi çertifikojnë pushime kryesuesish për klubin

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Malaga – Real Madrid

Sadik.Autor

Leave a Comment