Futboll Sport

Finalja e Kupës/ Skënderbeu dhe Laçi hedhin në fushë gjithë “artilerinë”

Pritet që të nisë pas pak minutash ndeshja e shumëpritur e Kupës së Shqipërisë, e cila do t’i japë fund dhe kampionatit të sezonit 2017/18 në futbollin shqiptar. Skënderbeu dhe Laçi do të përballen në “Elbasan Arena” pas pak minutash, ndërsa trajnerët respektivë kanë hedhur në fushë lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion.

Skënderbeu kërkon që të marrë për herë të parë këtë trofe, të cilin e ka lakmuar disa vite radhazi, por asnjëherë nuk e ka çuar në vitrinën e tij të trofeve. Ndërsa Laçi, i cili ka bërë për vete dy nga tre finalet që ka luajtur gjatë pesë viteve të fundit, këtë vit e do për prestigj këtë trofe, pasi një vend në Europa League e ka siguruar nëpërmjet kampionatit.

Me skemën 4-3-3 do të luajnë të dy trajnerët, ndërsa Daja do të ketë më të mirët në fushë. Pasi i ka ruajtur gjatë javëve të fundit të kampionatit, ata pritet që të japin më të mirën në fushë. Ndërkohë që laçianët janë në formë të mirë, por edhe të lodhur, sepse deri në përfundim të kampionatit kanë luajtur mjaft fort për të siguruar një vend në Europë.

Megjithatë, të presim se çfarë do të na japë kjo përballje. Janë dy skuadra që respektivisht ndeshet eksperienca e Skënderbeut përball fuqisë së të rinjve të Laçit, që është dhe skuadra që ka moshën mesatare më të ulët në kampionat.

Skënderbeu – Laçi 19:00

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Osmani, Mici, Lilaj, Nimaga, Muzaka, Gavazaj, James, Sowe.

Trajner: Ilir Daja

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjinaj, Jonuzi, Lushkja, Eskerda, Nika, Reginaldo, Uzuni.

Trajner: Gentian Mezani

Gjyqtarë: E.Hamiti, E.Barushi, D.Rexha, R.Çokaj

Related posts

SFIDA NDAJ EINTRACHT FRANKFURT/ Trajneri i Bayern: Po bëjnë një punë të pabesueshme, luajmë futboll për…

Delo.autor

KUALIFIKUESET EURO 2024/ Sylvinho: Do të kemi një skuadër 100% kuqezi më zemër e shpirt

F.autor

POGBA SËRISH NË SHINJESTRËN E TIFOZËVE TË “DJAJVE TË KUQ”/ Ja shënimi që i vendosin në qendrën stërvitore (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment